Në fund të klasës së regjisë nisin xhirmet

Pas 3 muajve te kushtuar anes mesimore permes praktikes ne lendet e radios, regjise televizive dhe montazhit, jemi tanime ne fazen e xhirimeve te puneve ne grup te cilat do te konkurojne midis tyre. Tematikat e zgjidhura nga studentet kane te bejne me ceshtje sociale te mprehta, sic jane depresioni i adoleshences dhe vetevrasja, trajtimi i njerezve me aftesi ndryshe, stereotipizimi i pakicave rome apo dhuna ndaj gruas.

"Praktika Intensive 2015" - Kurs/ konkurs

Media Aktive nis Praktiken Intensive 2015, ku ftohen te rinj te deges se gazetarise dhe aktiviste te rinj te apasionuar me prodhimet Video. Praktika 3 mujore ne regji, gazetari, montazh, fotografi kesaj rradhe finalizohet me nje konkurs.
Punet e realizuara gjate praktikes do te garojne per tre cmime. Tematika e videove dhe fotografive te realizuara gjate praktikes eshte e lidhur me problemet sociale qe vendi yne po kalon. Videoprodhimet nuk duhet te jene thjesht ndergjegjesuese por edhe te tilla qe te ofrojne zgjidhje te mundshme te problemeve.

Fushata #unëlidhem

Fushata #unëlidhem i kushtohet një fenomeni vdekjeprurës të ngulitur thellë në kulturën tonë të drejtimit të mjetit: Mos lidhja e rripit. Fushata nxit postimin e fotove Selfie me qëllim popullarizimin e vendosjes së rripit. Fushata shoqërohet me thurjet #unelidhem #unêlidhem dhe #buckleupalbania

VIDEOREPORTAZH: Varfëria dhe mungesa e strehimit për komunitetin rom

Ne Praktiken Intensive 2014 jemi fokusuar ne pese ceshtje te mprehta sociale, qe variojne nga Dhuna ne familje, tek problemet me mjedisin urban apo diskriminimin e komunitetit Rom. Ky reportazh eshte fryt i punes se studenteve qe u angazhuan per ceshtjen rome. Ne shkuam ne vendbanimin rom ne Shkoze dhe arritem te ralizojme kete videoreportazh. Juna Cucka, Erina Laska, Preveza Dervishllari, Xhekson Cela dhe Klaudio Taho jane studentet qe kontribuan ne realizimin e puneve per ceshtjet e Komunitetit Rom.

Praktika Intensive 2014

Kemi nisur Praktikën intensive 2014 me interesim të gjerë nga studentë të gazetarisë dhe shkencave sociale. Këtë vit ne punojmë për realizimin e 5 fushatave mediatike të ndërgjegjësimit në lidhje me Dhunën në familje, Bulizmin, Komunitetin LGBT, Komunitetin Rom dhe Ambientin Urban. Studentët janë përfshirë në procesin e ideimit, krijimit, xhirimit, momtazhit, për të mësuar dhe përfituar nga çdo aspekt i punës praktike në ngritjen e këtyre fushatave.

Praktike e gazetarise qytetare multimediale 2014

Kësaj rradhe Praktika Intensive do të bazohet në prodhimin e pesë fushatave mediatike ndërgjegjësuese përmes prodhimit të:

5 Video reportazheve
5 Spoteve televizivë
5 Spoteve Radiofonikë
5 Blogjeve tematikë
10 Artikujve tematikë / 2 për secilën temë
Disa podcaste

Tematikat e fushatave mediatike sensibilizuese janë:

Komuniteti Rom
Bulizmi në shkollat
Komuniteti LGBT
Dhuna në familje
Ambienti Urban (Trajtimi i mjedisit brenda qytetit)

Faqet