Muaji Tetor në Praktikën Intensive

Tani është bërë mbi një muaj që kemi nisur Praktikën Intensive dhe është kënaqësi të shohim sesi studentët tanë janë miqësuar me njëri tjetrin duke formuar një grup të madh simpatik që mëson dhe zbavitet sëbashku. Këto foto janë shkrepur gjatë orëve të Radios, Regjisë, Prezantimit televiziv dhe Audioprodhimit.

Rreth Nesh

Qendra Media Aktive është një organizatë jo fitimprurëse e cila zhvillon veprimtari trajnimi dhe edukimi mbi mediat radio televizive dhe dixhitale në mënyrë që të rrisë aksesin dhe njohuritë e qytetarëve në lidhje me mediat dhe përdorimin e tyre për aktivizëm social, dhe aftësimin profesional të të rinve.

Praktika Intensive është projekti kryesor i Qendrës dhe u mbështet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë. Qendra përbëhet nga një grup profesionistësh të radios dhe televizionit dhe gazetarë radiotelevizivë me karriera të konsoliduara.

Faqet