Fushata #unëlidhem i kushtohet një fenomeni vdekjeprurës të ngulitur thellë në kulturën tonë të drejtimit të mjetit: Mos lidhja e rripit. Fushata nxit postimin e fotove Selfie me qëllim popullarizimin e vendosjes së rripit. Fushata shoqërohet me thurjet #unelidhem #unêlidhem dhe #buckleupalbania

Duke menduar veten të pamposhtur, shumë qytetarë shqiptarë humbin jetën çdo vit në aksidente të cilave do t'u mbijetonin nëse do të ishin të lidhur. "Unë jam lac! Unë lidhem. Bëje edhe ti." është slogani i fushatës që kërkon të përçojë idenë se edhe "të fortët" (lacat në gjuhën urbane) duhet të lidhen. Madje lidhen pikërisht sepse janë të fortë. Shumica e aksidenteve në Shqipëri ndodhin gjatë verës ndaj kemi zgjedhur Korrikun për ta nisur fushatën.