Kësaj rradhe Praktika Intensive do të bazohet në prodhimin e pesë fushatave mediatike ndërgjegjësuese përmes prodhimit të:

5 Video reportazheve
5 Spoteve televizivë
5 Spoteve Radiofonikë
5 Blogjeve tematikë
10 Artikujve tematikë / 2 për secilën temë
Disa podcaste

Tematikat e fushatave mediatike sensibilizuese janë:

Komuniteti Rom
Bulizmi në shkollat
Komuniteti LGBT
Dhuna në familje
Ambienti Urban (Trajtimi i mjedisit brenda qytetit)

Praktika është e hapur për të gjithë të rinjtë që studiojnë shkenca sociale. Prezantohuni me një ese me 300 fjalë apo më pak, ku shpjegoni arsyet pse ju duhet të jeni pjesë e praktikës. 

Përvec esesë duhet të përfshini Emrin e plotë, moshën, fakultetin dhe vitin në të cilin studioni aktualisht, apo diplomën e fituar. 

Dërgojeni esenë dhe informacionin tuaj në adresën prakitikaintensive@gmail.com. Vendet janë të kufizuara, përzgjidhen (nga një grup pune) më parë ata që kontaktojnë më parë. Suksese.