Praktika Intensive e Gazetarise Multimediale lind si nje nevoje dhe mundesi njeheresh. Ne kemi per qellim qe ne kete projekt te ndihmojme per ngritjen e kapaciteteve njerezore cilesore nder gazetaret e rinj, duke patur paresore etiken, pergjegjshmerine dhe ndergjegjen qytetare ne formimin e gazetareve te rinj. Pasioni per kete profesion eshte i lidhur ngushte me pasionin per demokracine, fjalen e lire dhe informimin e ndershem te publikut. Pervec, nevojes, ekzistojne sot edhe mundesite teknologjike qe zerat e jashte sistemit te mund te degjohen, ndaj ne kemi ndermarr ke te iniciative qe ka ne objektiv te zgjoje tek studentet zellin per gazetari cilesore dhe tu jape atyrenjohurite praktike qe kete zell dhe pasion ta konkretizojne me pune. Pershkrimi i metejshem merret kryesisht me anen teknike te praktikes.

Projekti ofrohet si një kurs i plotë profesional falas. Trajnimet e projektit të qendrës së Medias Aktive përfshijnë zhvillimin e aftësive mediatike përmes praktikës “mëso duke punuar” në studio profesionale radio dhe televizive. Programi aftëson studentët pjesëmarrës në transmetimet direkte radiofonike dhe televizive, prodhimet audio, prodhimet video, gazetari elektronike dhe blogosferë. Studentët do të mësojnë në studio profesionale televizive duke përdorur pajisje të nivelit të lartë teknologjik të cilat përdoren nga profesionistët sot.