Qellimi i ketij projekti eshte nxitja e te rinjve ne iniciativa te gazetarise qytetare multimediale te bazuar ne Web. Nxitja e ketyre te rinjve ne shume raste nuk mund te vije kur kryhet vetem ne nje kend teorik. Ne besojme se eshte pajisja me aftesite me te mira profesionale dhe “zhytja” ne ambintet e punes ajo qe do t’i ndihmoje keta student te behen gazetare te shkelqyer, qe dine t’i perdorin ne menyre efikase dhe inteligjente mjetet e mrekullueshme te teknologjise moderne. I gjithe aktiviteti i studenteve ne kete praktike do te pasqyrohet online perms blogut dhe mediave te tjera dixhitale, duke e bere praktikisht fakt ushtrimin e gazetarise qytetare nga ky grup studentesh.

Duke e praktikuar gazetarine bashke me profesionistet dhe duke patur nje shans real te tregojne se c’dine te bejne keta studente do te perbejne nder grupet e para te gazetareve bashkekohore aktive, ne vendin tone. Me punet qe ata do te kryejne gjate tre muajve te Praktikes Intensive, ata do te realizojne reportazhe te mirefillta mbi probleme te ndryshme qe prekin jeten e komunitetit, duke ngritur urat lidhes midis problematikave te patrajtuara ne mediat komerciale dhe nje publiku qe kerkon raportim me cilesi. Blogu, Kanali YouTube dhe Web Radio do te vijojne te mbeten aktive dhe te perditesuar, edhe pas perfundimit te programit. Studentet do te mund t’a ushtrojne gazetarine edhe pas perfundimit te praktikes, duke perdorur keto mjete online komunikimi qe do te qendrojne funksionale.

WebRadio, Blogu dhe Kanali ne YouTube do te kthehen gjate projektit ne destinacione permanente te gazetarise komunitare. Ne faqen Web te Radios, si dhe ne Blog do te mirepriten gjate gjithe kohes kontributet gazetareske dhe raportimet e ndryshme qe vijne nga komuniteti. Qellimi yne eshte t’i kthejme keto stacione ne web ne destinacione informimi te formes “Crowdsourcing” qe nxit, grumbullon dhe shperndan permbajtje te krijuar nga qytetaret apo gazetaret e rinj dhe te angazhuar.