Qendra Media Aktive është një organizatë jo fitimprurëse e cila zhvillon veprimtari trajnimi dhe edukimi mbi mediat radio televizive dhe dixhitale në mënyrë që të rrisë aksesin dhe njohuritë e qytetarëve në lidhje me mediat dhe përdorimin e tyre për aktivizëm social, dhe aftësimin profesional të të rinve.

Praktika Intensive është projekti kryesor i Qendrës dhe u mbështet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë. Qendra përbëhet nga një grup profesionistësh të radios dhe televizionit dhe gazetarë radiotelevizivë me karriera të konsoliduara.

Disa nga qëllimet kryesorë të Qendrës janë, si vijon:

  • ngritjen e një studioje dixhitale, radio dhe televizive e cila të shërbejë për të dhënë njohuri praktike përmes punës konkrete;
  • të ofrojë kurse periodike trajnimi për radio, televizion, raportim live, montazh video, audio prodhim, podcast, web media, blogosferë;
  • të kontribuojë në edukimin dhe sensibilizimin e publikut për rëndësinë e mediave në ndërtimin dhe ruajtjen e një demokracie ligjore
  • të promovojë nisma për afirmimin e të drejtave themelore të individëve dhe favorizimin e integrimit mediatik dhe social të kategorive në nevojë
  • të mbështesë me këshillim dhe teknikë mediatike nisma të ndryshme sociale nga komunitete me akses të kufizuar mediatik
  • të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm qytetarë në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithëpranuese, tolerances dhe lirive dhe të drejtave të njeriut
  • edukim teorik dhe praktik mbi gazetarinë tradicionale dhe format e reja
  • të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me partnerë, të tjera subjekte publike dhe private, institucione mediatike, institucione që ushtrojnë veprimtari social-kulturore apo që kanë qëllime të ngjashme dhe që i bashkon misioni dhe qëllimet
  • të këshillojë institucione publike e subjekte të tjerë për cështje të hartimit të politikave të ndryshme mediatike

Qendra u themelua në Tiranë, në Prill 2013 nga Blendi Salaj (gazetar) dhe Altin Sulaj (gazetar). Anëtarë të bordit drejtues të qendrës janë z. Enkel Demi (gazetar), z. Indrit Kasmi (regjizor televiziv), znj. Eris Bushati (Komunikim multimedial).