Në fund të klasës së regjisë nisin xhirmet

Pas 3 muajve te kushtuar anes mesimore permes praktikes ne lendet e radios, regjise televizive dhe montazhit, jemi tanime ne fazen e xhirimeve te puneve ne grup te cilat do te konkurojne midis tyre. Tematikat e zgjidhura nga studentet kane te bejne me ceshtje sociale te mprehta, sic jane depresioni i adoleshences dhe vetevrasja, trajtimi i njerezve me aftesi ndryshe, stereotipizimi i pakicave rome apo dhuna ndaj gruas.

Praktike e gazetarise qytetare multimediale 2014

Kësaj rradhe Praktika Intensive do të bazohet në prodhimin e pesë fushatave mediatike ndërgjegjësuese përmes prodhimit të:

5 Video reportazheve
5 Spoteve televizivë
5 Spoteve Radiofonikë
5 Blogjeve tematikë
10 Artikujve tematikë / 2 për secilën temë
Disa podcaste

Tematikat e fushatave mediatike sensibilizuese janë:

Komuniteti Rom
Bulizmi në shkollat
Komuniteti LGBT
Dhuna në familje
Ambienti Urban (Trajtimi i mjedisit brenda qytetit)

Vjeshtë

Është vjeshtë kudo më në fund, dhe kjo reflektohet edhe në punën e Dea Stricës, studentes së Praktikës sonë e cila në këtë kronikë na prezanton me një ekspozitë të re pikture.

Çfarë është kjo "Praktika Intensive"?

Praktika Intensive ne Gazetari u mundeson studenteve te sapodiplomuar te praktikojne profesionin per te mesuar procesin e punes ne nje rtv, dhe perdorimin e pajisjeve dhe software-ve te standardit industrial. Prakitika zgjat 3 muaj dhe zhvillohet cdo dite duke mbuluar, radio, audioprodhim, video editim, regji televizive dhe prezantim televiziv. trajnuesit jane te gjithe profesioniste nga edukimi e pervoja dhe perbehet nga; Enkel Demi, Blendi Salaj, Indrit Kasmi, Altin Sulaj, Lorin Terezi. Studentet mesojne permes praktikes, dhe situatave reale radiotelevizive.